Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar momentin kur Agim Bahtiri ka lënë partinë e tij.
Pacolli në emisionin “Pressing” në T7 thotë se asnjëherë nuk ka pasur përplasje me Agim Bahtirin. Ai madje thotë se gjatë ditës kishin ngrënë drekë së bashku dhe në mbrëmje kur ishin ndarë e kishte kuptuar se Bahtiri e ka lënë AKR-në.
“Nuk ka pasur përplasje. Asnjëherë s’kam pasur përplasje me Bahtirin. Unë e kam dëgjuar gjithmonë atë. Ne kemi bashkëudhtuar dhe nganjëherë nuk kam qenë dakord me deklaratat e tij. Unë kam qenë i sjellshëm me të.
“Agim Bahtiri në momentin kur ka shkuar ai, ne kemi qenë në Vushtrri në një takim. Aty Agim Bahtiri merr fjalën e udhëheq atë takim dhe pastaj shkojmë tek ura e gurit, restaurant. Ne ndahemi ai për Mitrovicëm, unë për Prishtinë dhe në mbrëmje e shoh që Agim Bahtiri”, tha Pacolli.
“Jo nuk e kam thirrë në telefon. Për mua në momentin që thehet diçka, për mua është e kaluar”, shton Pacolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.