×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i fton politikanët shqiptarë që të ulin tensionet: Lëreni inatet dhe punoni së bashku

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 21:34

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk duhet të ketë tensione mes politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë.


    Deputeti në një postim në Facebook ka ftuar politikanët e të dyja shteteve që të ulin tensionet dhe t’i lënë mënjanë inatet politike.

    “Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet  e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- ndertimit të Kosovës”, shkroi ai.

    Statusi i plotë i tij:

    Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet,  të lënë mënjanë inatet dhe teket  dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme.

    Unë besoj se për shkak të “rivaliteteve personale” krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në “udhëkryqin e madh”.

    Çdo pretendim për të “sfiduar rivalin” midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.

    Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet  e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- ndertimit të Kosovës.  …

    Nuk ka asnjë Shqipëtar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!