×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i reagon Shan Zefit që tha se Vatikani e konsideron Kosovën vend mysliman

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 8:28

    Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, i ka reaguar vikarit Gjeneral të Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, pasi ky i fundit ka thënë se “Vatikani po vonon njohjen e pavarësisë, pasi e konsideron Kosovën vend mysliman”.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ky qëndrim Shan Zefit nuk është i vërtetë, njofton Klan Kosova.

    “Me gjithë respektin, kjo nuk është e vërtetë, pasi që personalisht kreu i Vatikanit, Papa Franqesku gjatë takimit që pata e konfirmoi faktin se Vatikani do duhej të ishte ndër vendet e para që duhej ta njihte Kosovën dhe një gjë e tillë, natyrisht se do të ndodhë”.

    “Madje Papa Francesku e vlerëson faktin e tolerancës së madhe ndërfetare si virtyt i lartë që e karakterizon Kosovën”.

    “Në këtë drejtim, nuk duhet të spekulohet, por duhet të potencohet fakti që shumica myslimane si vlerë religjioze nuk përbën problem në asnjë mënyrë në raportet tona me Vatikanin”.

    “Përkundrazi, lidhja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona është akt politik që do të ndodhë në të ardhmen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!