×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli ia përmendi sëmundjen edhe Mustafes, ky i thotë se nuk i ka pyetur për shërim e as për atentatin në shtëpi të tij

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 15:55

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa i ka reaguar ashpër deputetës së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila mbrëmë në një emision televiziv për gjendjen në shëndetësi, kishte përmendur rastin e shërimit të kreut të LDK-së, jashtë vendit, ka përmendur gjuajtjen e gazit lotëshjellës dhe molotovit vite më parë.


    Mustafa, ndërsa e ka quajtur logjikën e deputetes së VV-së, fashiste, ka thënë se nuk i ka pyetur ata që e gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve, ata që gjuajtën me bomba shtëpitë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Logjikë fashiste!

    Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.

    Sa pë shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre. IM

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2844491428950409?__xts__%5B0%5D=68.ARC7gY-m8DnQ2gqu3gKABHlOHIXRHVsu_haOZasPO6EFCHIy3uYiKMHY-9U4nVQEY7UXG0BppFFLuQBRAvxhVJJVmtQDGRPt923-EaTbhGGXfK4Pye3AaiFPTUbMmFyAGrtWl790tOzbmCkdZhhMCEtdKZCDS0-7XFat9oNdvB5DgaVYUEpHT0So9gTruGECsT3XXsnIPz3NsFNlzqiUxqvWA4JK3wML218H5ITGY8JSyPGkEBsRk2YvpbyHg3Xl8oDBlCspts_AeAlX16W1tYddAtLU6GRT2pzJF1eRWsBf8bO4cxV0nNTT3BTqJwLpGtcNJDPJ0hTwPrlGHdZzLA&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!