×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Jam i zhgënjyer për Sunny Hill-in, isha i përfshirë në organizim

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 23:54

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke komentuar vendimin për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, thotë se është shumë i zhgënjyer nga ky vendim.

    Ai e ka cilësuar këtë festival si një mundësi të humbur për ta vendosur Kosovës në hartën botërore teksa ka bërë të ditur se edhe vetë ka qenë i përfshirë në organizmin e tij, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i organizimit të festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Kemi humbur rastin e një festivali me renome botëror e cila do ta vendoste përseri Kosovën në hartën botërore. Muajit e fundit kam qenë personalisht i involvuar me hapat që janë marrë për të organizuar këtë event, dhe është një dështim i madh nga ana e shtetit tonë”, shkroi Pacolli në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Qeveria e dështon “Sunny Hill” në Prishtinë, festivali zhvendoset në Tiranë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!