×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Kosova duhet ta ngritë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 19:28

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjykata Speciale po i sjell dëme shtetit të Kosovës.


    Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova duhet ta ngritë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj.

    Postimi i tij:

    Kosova duhet ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj.

    Ku është trafikikimi me organe? Ku është shtepia e verdhë? Këto dy karikatura të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit, duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës.

    Një dëm tjetër, Kosovës po ia sjell edhe kjo gjykatë, akuzat e së cilës si duket jane te bazuara në thashetheme dhe po ashtu të pregatitura dhe të sponsorizuara nga Beogradi. E pa lejushme që një prokuror të mundohët të përqaj kombin tonë!

    #JoNeEmrinTonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!