Deputetja e Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se me Qeverinë Kurti, Kosova kishte një shans të mirë për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Sipas saj kjo u konfirmua edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhej se Qeveri Kurti ndërmori hapa për ta luftuar korrupsionin.
Pacolli shton se Kosova nuk ka pasur asnjëherë asnjë qeveri më të vendosur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin sesa Qeveria Kurti.
“Rrëzimi i qeverisë Kurti u bë sepse kjo qeveri kishte një program për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. Një raport të tillë nuk mund ta gjeni për asnjë qeveri deri më tash sepse nuk kemi pasë një Qeveri si ajo Kurti që ishte e vendosur ta luftonte krimin dhe korrupsionin dhe ta çonte vendin drejt integrimit evropian”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.