×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Kurrë nuk do t’ia falë Albin Kurtit

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 8:21

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova është i vetmi vend ku i është ndaluar aterrimi me aeroplan, për këtë ai ka thënë se kurrë nuk di të ia falë Albin Kurtit.


    Ai ka thënë se dikush po i shfrytëzon të rinjtë e vendit duke i përdorur ata.

    “I ka shfrytëzuar të rinjtë me problemet e tyre. Ua ka shpërlarë trurin. I ka mbledhur dhe i ka qitë nëpër rrugë. Nëse shkon nëpër shkollat e tyre e shikon se ata janë nxënësit më të dobët. Ky është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës. Ka njerëz me mbiemër Pacolli, edhe pse flasin ashtu unë kërkoj falje në emër të tyre për shkak që mbajnë mbiemrin e familjes time. Popullata është duke besuar në doktrina të tilla“, ka thënë ai.

    “Kryeministri i vendit doli në intervistë dhe tha se do të më arrestoj aty ku jam. E tha ai vetë. Nuk mund ta pranoj këtë fakt për një vend ku kam kontribuar shumë. Vetëdija e qytetareve eshte rritur. Unë shpresoj tek ta. ”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!