×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli në Washington do të flet për liritë fetare në Kosovë

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 16:36

    Në ministerialin e organizuar në Washington nga sekretari i shtetit Mike Pompeo, zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është vendosur afër numrit një te diplomacisë amerikane.


    Në ketë ministerial në të cilin po marrin pjese ministra te jashtëm nga dhjetëra vende te botës, ministri i jashtëm kosovar, gjatë fotografisë zyrtare ka qene ne krah te sekretarit Pompeo.

    Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ai do ta paraqes gjendjen në Kosovë dhe atë çfarë është bërë në mbrojtje të lirive fetare, shkruan Reporteri.net.

    “Sot më ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo duke marre pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën dhe për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës”.

    “Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme. Unë do të paraqes gjendjen në Kosovë dhe atë që kemi bërë në mbrojtje të lirive fetare si një nga vendet më të përparuara në Evropë dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!