Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi nga Presidenti Trump.
Pacolli tha se kjo tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për procesin dhe interesin personal të Presidentit Trump për të arritur njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
“Në javët e fundit kam përsëritur gjithmonë se dialogu duhet të përmbyllet nga qeveria e re. Është detyra kryesore dhe interesi ynë strategjik për t’u lidhur me partnerët tanë, për të punuar me miqtë tanë. Presidenti Trump dëshiron që Serbia ta njohë më në fund Kosovën dhe ne do ta mbështesin këtë qëllim sepse është interes i Kosovës gjithashtu”, tha Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162234438030153
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.