Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Krujë dhe Thumanë, ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Gjatë kësaj vizite, Rama u shoqërua edhe nga zv/ kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ndërsa po diskutonin me banorët e prekur nga tërmeti për gjetjen e zgjidhjeve për strehimin e tyre, Pacolli tha se mund të ndërtojë një pallat brenda 3 muajsh.
Kurse kryeministri Rama iu përgjigj me tallje, nëse e realizon, do t’i bëjë një statujë afër Skënderbeut.
Behgjet Pacolli: Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, unë besoj një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet.
Edi Rama: Po na vendos Behgjeti ca kushte. Po i bëjmë edhe një statujë afër Skënderbeut. Duhet të bëhet projekt, projekti-zbatimi.
Behgjet Pacolli: Po e bëjmë projektin.
Edi Rama: Çfarë rëndësie ka. Edhe tre muaj po të jetë, 6 muaj. Duhet të gjejmë sistemim më të mirë sesa ky këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.