Ati i Shenjtë Papa Françesku, ka pritur sot Behgjet Pacollin me bashkëshorten e tij Mashen, në një audiencë në Vatikan.
Ai thotë se për të ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj Kosovën tek Papa Françesku.
Pacolli shkruan më tej në Facebook se Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot Ati i Shenjtë Papa Françesku, më priti bashkë me bashkëshorten time Mashen, në një audiencë në Vatikan.
Ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj shtetin tonë te ri sot tek Papa Françesku.
Gjatë diskutimeve të përzemërta, ne evokuam marrëdhëniet e mira tradicionale dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në Kosovë gjatë historisë sonë të trazuar dhe përballë sfidave të tanishme socio-ekonomike.
Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve.
Ne jemi të bekuar me miqtë tanë dhe jemi shumë të nderuar për vëmendjen që Papa Françesku i jep Kosovës dhe qytetarëve tanë. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162584131120153