Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Gjykata e Beogradit caktoi 30 ditë paraburgium për Nezir Mehmetajt.
Pacolli dënoi këtë vendim duke thënë kjo marrëzi duhet të marrë fund.
Ai ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe se ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar, shkruan Reporteri.net.
“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar. Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Nezirajt dhe kthimin e tij në familje”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Ndryshe pak minuta më parë Reporteri.net raportoi lidhur me paraburgimin prej 30 ditësh për Nezir Mehmetajn. /Reporteri.net/.