×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Pacolli reagon për Hotelin Grand: 6.7 milionë euro s’janë të shtetit, por të miat

    Reporteri
    09 Mars 2025 | 16:23

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar rreth çështjes së Hotelit Grand, derisa ka thënë se po akuzohet se po ia merr shtetit të Kosovës 6.7 milionë euro, por ai shton se vetëm po i rikthen mjetet e tij, të cilat “njerëzit e fortë” të këtij shteti ia rrëmbyen, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar

    ”Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi. Drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar.” ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës  më 7 Mars ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit ndaj kompanisë së Behgjet Pacollit, ‘‘Mabco Contructions’’, në atë që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’. Shuma të cilën Qeveria  e ka ndarë është 6,740,000.00 Euro.

    Postimi i tij:

    “Hoteli Grand”

    Nuk e di pse disa më përflasin, duke më akuzuar sikur po i marr shtetit të Kosovës 6.7 milionë euro.

    E vërteta është krejt ndryshe: unë vetëm po e rikthej mjeteve e mia, të cilat “njerzit e fortet”te këtij shteti, në emër të këtij shteti m’i kanë rrëmbyer padrejtësisht!

    Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi.

    Drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar.

    Madje, disa nga zyrtarët e kësaj qeverie ( aktuale) nuk ngurruan të më kërcënojnë e në menyra tjera frustruese të shpifin kundër meje, duke përdorur madje edhe gjuhë të ulët gjatë procesit. Për këtë arsye, tashmë kam hapur një tjetër proces ligjor për të mbrojtur dinjitetin tim kundër atyre njerëzve primitiv që përdornin akuza të ulta qe ne ishim mesuar ti shifnim nepër rrjetët sociale,

    •PRA, UNË PO RIKTHEJ VETËM ATO QË MË TAKOJNË !

    •ASNJËHERË NUK KAM PRETENDUAR TË MARR DIÇKA QË NUK ËSHTË E IMJA!

    Qëndrimi im kundër grabitjeve dhe zhvatjes është dëshmuar edhe në procesin e privatizimit. Më shumë se 95% e objekteve të blera në Kosovë, janë blerë nga pronarë privatë, e jo nga AKP-ja. Dhe gjithmonë kam paguar çmimin e tregut! Unë AKP-në e kam parë gjithmonë si një institucion të “korrupsionit të legjitimuar”.

    Në 15 vitet e fundit, unë i kam DHËNË shtetit dhe popullit të Kosovës mbi 40 milionë euro në forma të ndryshme:

    – Kam ndihmuar familjet në nevojë,

    – Kam ndërtuar shtëpi për skamnorët,

    – Kam mbështetur studentët dhe të sëmurët,

    – Kam ndërtuar shkolla, universitete, memoriale dhe objekte të trashëgimisë,

    – Kam financuar edhe rindërtimin e objekteve kyçe të institucioneve të Kosovës – madje edhe për ata që sot më shajnë e më fyejnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!