Behgjet Pacolli, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, uron popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për rënien e Murit të Berlinit.
Pacolli tha se Muri i Berlinit ra dhe Evropa mori rrugën e integrimit.
“Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë hapën derën për liri në Kosovë dhe rajonin tonë”.
“Sot ne e shënojmë këtë ditë historike me një vështrim në të ardhmen për të mbyllur ciklin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin tonë. Për ketë synim Gjermania është një lojtar dhe aleat i rëndësishëm për ta arritur këtë qëllim tonë strategjik”, ka shkruar Pacolli në Facebook
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.