×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në ShBA

    Pacolli shkruan për takimin me Musk: Mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 10:33

    Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, është takuar me Elon Musk në festën e organizuar në rezidencën e Donald Trump, me rastin e fitores së zgjedhjeve për president të SHBA-së, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Teksa ka shpërndarë një fotografi me Musk, Pacolli ka thënë se takimi me të është një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar.

    “Javën e kaluar pata nderin të takoj dhe të bisedoj me një nga mendjet më inovative të kohës sonë, Elon Musk. Ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar. Jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    Njëherit, Pacolli është shprehur i gatshëm të përkushtohet për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!