×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli thërret Abazoviqin të mos i bashkohet Qeverisë: Dëmi që do t’i bëhej Kosovës do të jetë i pariparueshëm

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 23:01

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje politikanit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviqit që të mos i bashkohet një qeverie e cila paralajmëron tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës.


    “Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjën e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase do te jetë vonë”, është shprehur Pacolli.

    “Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësija e juaj, në këtë rast është e madhe”.

    https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163966410300153

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!