Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli thotë se 13 vite më parë ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të lidhin marrëveshje ekonomike.
Pacolli në Facebook ka shkruar se fakti që takimi po zhvillohet në Uashington është pozitiv.
“.Kosova kurrë nuk ka humbur në përfshirjen e SHBA-ve, të cilët janë edhe aleati ynë kryesor. Nëse krahasojmë administratën Trump me administratën e mëparshme, fokusi për Kosovën është në nivelin më të lartë këtë herë. I uroj delegacionit të Kosovës suksese dhe një të ardhme sa më të mirë për Kosovën dhe për stabilitetin në Ballkan”, ka thënë kreu i AKR’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.