×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli uron qytetarët për Vitin e Ri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 16:59

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës Vitin e Ri 2020.


    Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar edhe njëherë gjithë mbështetësit e tij, duke thënë se Kosovën po e presin shumë sfida mirëpo është i bindur se gjithnjë do ia del.

    Ai në fund pati një mirënjohje të dalluar për policët, ushtarët, mësimdhënësit, mjekët e gjithë punëtorët në Kosovë që vazhdimisht janë në shërbim të qytetarëve të vendit tonë.

    Ky është shkrimi i tij i plotë:

    “Për të gjithë miqtë, bashkëpuntorët, kolegët, familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, ju uroj një Vit të Ri !Më shumë emocione, dëshira dhe lutje drejtuar Zotit të madhërishem për të përmbushur dëshirat e të gjithë atyre që kanë nevojë,

    Sot është dita për të treguar edhe njëherë mirënjohjen time për të gjithë qytetarët, miqtë dhe posaqerishtë ata qe më mbështetën por edhe ata të cilët shprehën pikëpamjet e tyre.Kosovën e presin shumë sfida, por që jam i bindur se do të i dalim.

    Për fund dua të shprehi mirënjohjen time për Policët, Ushtarët, Mësimdhënësit, Mjekët dhe të gjitha kategoritë të cilët me mund dhe përkushtim u dulen dhe u dalin në ndihmë, çdo ditë qytetarëve të vendit tonë.Gëzuar, dhe mbarësi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!