×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Veseli do të ngadhënjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 10:18

    Behgjet Pacolli ka reaguar pas ftesës që i është bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.


    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ftesës që i është bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

    “Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive te larta humane. Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne”.

    “Lufta e UÇK ishte heroike, përballë një aparati që kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

    https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162399492260153

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!