Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është duke qëndruar në Pragë me ftesë të ministrit të Jashtëm çek, Tomáš Petříček.
Siç njofton ministria, ai gjatë vizitës dy ditore do të zhvillojë takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë.
“Do të ketë takime me Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, H.E. Z. Karel Havlíček. Po ashtu, do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, H.E. Z. Radek Vondráček”, thuhet në kumtesë.
“Takimet e vizitës dy ditore do të përmbyllen me Zëvendës Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Mgr. Jiří Růžička”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.