×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Pacollit i bie shorti për t’iu hetuar pasuria, reagon në Facebook: Kam frikë vetëm nga Zoti

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 19:17

    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë do t’ia kontrollojë pasurinë.

    Ai e ka mirëpritur këtë vendim teksa shton se pasurinë e tij e ka fituar me punë e jo brenda natës.

    “Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”, shkroi Pacolli në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Ndryshe, Behgjet Pacolli është deputeti më i pasur që ka Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë. Sipas formularit për deklarimin e pasurisë që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasuria e Pacollit sillet diku rreth 743 milionë euro.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!