×
  • Lajme
  • Lajme / Aterrimi në Prishtinë

    Pacollit i ndodh e papritura, thotë se AAC-ja i la në ajër për 37 minuta

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 15:10

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se dje pasdite autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës i kanë lënë në ajër për 37 minuta, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit dhe nuk kishte pasur asnjë pengesë për aterrim.

    Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen,  por një gjë është e sigurt;

    • Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.
    • Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
    • Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.

    Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim”, shkroi ai.

    Më tej Pacolli ka kërkuar llogari nga autoritetet, për të cilët tha se kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare.

    Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”, shkroi Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!