×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Padia për shpifja nga Blerta Deliu, reagon ministrja Haxhiu: Do t’i publikojmë faktet

    Reporteri
    08 Shtator 2023 | 12:40

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e paditi për shpifje lidhur me deklaratën e saj se Deliu-Kodra ka marrë 2 mijë e 500 euro mëditje pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

    Haxhiu ka thënë se do do ta bëjnë publik raportin financiar “i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”.

    Tutje, Haxhiu ka thënë se veprimi që do të duhej ta ndërmerrte Deliu-Kodra do të ishte kthimi i mjeteve, që sipas saj, deputetja e PDK-së i ka përfituar kundërligjshëm.

    “Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë.
    Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.
    Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht.

    Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, shkruan Haxhiu në reagimin e saj. /Reporteri.net/

    “Zonja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, Blerta Deliu e padit ministren Haxhiu për shpifje

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!