Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, përgjatë 8 vjetëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit Call Center.
Call Center është bërë biznes mjaft i përfolur në Kosovë për shkak të shumë shpalljeve për vende të lira të punës ku punëtorët paguhen nga 500 deri në 1000 euro.
Sipas të dhënave të ARBK-së trendi i tyre ka shënuar rritje. Ndërkaq thirrjet bëhen kryesisht në vendet jashtë Kosovës, ato gjermanishtfolëse dhe funksioni i tyre është marketing ose shitje.
Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh marrë parasysh ekonominë joformale në vend si dhe faktin që disa nga bizneset regjistrohen si biznese telekomunikimi dhe të tjera bëjnë pjesë në kategorinë e bizneseve për qendra telefonike.
Kujtojmë që gjatë vitit 2019, policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e Gjermanisë, kanë bastisur dy Call Center, në Ferizaj dhe Prishtinë, me qëllim gjetjen e dëshmive për kryerjen e veprës penale ‘’Pastrim të Parave’’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.