Ministria e Financave do të bëjë ekzekutimin e pagave të dhjetorit me rritje, për Sektorin Publik, ashtu siç është paraparë me Ligjin e ri të Pagave.
Këtë e ka konfirmuar Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e kësaj Ministrie.
”Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, ka thënë Shahini.
Nga kjo Ministri bëhet e ditur se përkundër që ky Ligj u dërgua në Gjykatën Kushtetuese javën që e lamë pas, kjo nuk do të ndikojë në ndryshim të tij deri në një vendim.
”Nëse Ligji për Pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo Gjykatë Ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij, nga ana e Ministrisë së Financave”, ka thënë Shahini për klankosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.