×
  • Lajme
  • Lajme

    Pagesat nga komuna për të prekurit me Covid nuk janë realizuar ende, Ahmeti sqaron arsyen

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 12:20

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar vonesën e disa pagesave përfshirë këtu edhe ndihmën për të prekurit nga COVID-19.


    Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pagesat ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilën pagesë nga Komuna.

    Ahmeti ka shtuar se Thesari është mbyllur në fund të dhjetorit dhe në momentin që do të hapet mjetet do të alokohen për komunat sipas ligjit në fuqi.

    Postimi i plotë:

    Komuna e Prishtinës ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve që i kemi dhënë – përfshi ndihmën për të prekurit nga Covid, grantet për biznese, ndihmat bujqësore etj.
    Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilen pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!