Pas shqetësimit që u shkaktua mbrëmë nga përleshja me armë nga dy familje, njëra nga to ka kërkuar falje për atë se çfarë ka ndodhur.
Bëhet fjalë për familjen Tahiri, ku një familjar i tyre, Xhevdet Tahiri ka kërkuar falje për ndodhinë e mbrëmshme dhe ka njoftuar se kanë shtrirë dorën e pajtimit.
Ngjarja e mbrëmbshme kishe ndodhur në Shipol, ku lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhoj. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, , tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Shkrimi i plotë i Xhevdet Tahirit:
“Përshëndetje.
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës.
Familja Tahiri kërkon falje për shqetësimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në lagjen Shipol të qytetit të Mitrovicës.
Sot Familja Tahiri për hatër të Zotit, familjes, shoqërisë, të gjitha institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, e shtruam dorën e pajtimit me familjen Habibaj.
Kërkojmë nga mediat që të mos egzagjërohen situatat e tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.