Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, të dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se kanë vendosur armpushim mes tyre, ose të paktën para shefit të tyre ‘bëjnë paqe’, shkruan Reporteri.net.
Ata janë parë duke e shoqëruar Isa Mustafen duke dal nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Të dytë kishin mospajtime rreth takimeve me AlBin Kurtin. Veliu kritkoi Osmanin për takimet e shpeshta me Kurtin dhe tha se duhet dhënë sqarime në parti. E Osmani tha se ‘nuk i jep askujt sqarime’.
Para pak minutave ka perfunduar takimi mes krerëve të VV-së dhe LDK-së, Isa Mustafes dhe Albin Kurtit. Nuk kanë folur për media dhe duket se ende nuk ka marrëveshje.
Kjo heshtje e tyre duket se është një bindje ndaj deputetëve gjermanë, të dërguarit e kancelares Merkel, të cilët dje në Prishtinë thanë se ‘palët duhet të lënë mikrofonin por të flasin në telefon’, duke nënkuptuar që të mos debatojnë në media por më njeri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.