Nuk është gjithçka keq në raportet mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendent për kryeministër, shkruan Reporteri.
Në letrën e fundit që Kurti i ka kthyer Thaçit sa i përket takimit për marrjen e mandatit, ai përveç refuzimit për takim nesër në ora 10:00, ka pasur një urim për Thaçin.
“Gëzuar 2020!”, shkruan në fund të letrës së Kurtit, drejtuar presidentit Thaçi. Sikur edhe në herët e kaluara, as në letrën e radhës Kurti nuk ia përmend emrin Thaçit por i drejtohet vetëm me president.
Nga Stafi i Reporterit, Gëzuar 2020 për të dytë dhe shpresojmë të takoheni sa më shpesh ?