×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Policisë

    Pak ditë më parë ia ndaluan vozitjen, policia e zë në flagrancë shoferin, i konfiskohet vetura e patentshoferi

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 11:53

    Nga 1 prilli kanë hyr në fuqi rregullat e reja të trafikut.

    Është bërë ashpërsimi i dënimeve për shkeljet e bëra si nga vozitësit ashtu edhe nga këmbësorët.

    Bazuar në ligjin e ri është dënuar edhe një shofer në Mitrovicë të Jugut.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëtit i është hequr patentë shoferi dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura.

    “Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë më parë”.

    “Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!