Një shqiptar nga Kosova, që jeton në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përjetuar një befasi tejet të veçantë sot. Në lokalin e tij ka qëndruar John Ratcliffe, tash Drejtor i Inteligjencës Amerikane, shkruan Reporteri.
Ismet Smajli sot pati një ditë fantastike. Këtë e shprehi edhe vetë ai në rreshtat që ka shkruar në fotografinë bashkë me John Ratcliffe, Drejtor i Inteligjencës Amerikane.
Biznesmeni nga Peja që jeton në Texas ka postuar një fotografi me Ratcliffe dhe ka thënë se vizitën në lokal të tij, Ratcliffe e beri pak minuta pasi u votua nga Senati me 49 vota pro, shkruan Reporteri.
“Kjo ishte ni surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin, menihere pas votimit
John dhe bashkëshortja Michelle erdhën në lokalin tonë për ni përshëndetje te shkurtër. Nuk mundem ta përshkruaj gëzimin, nuk kisha idenë se ai ishte në shtëpinë e ti këtu afër, dhe me tha se kishte dëshirë qe unë te jem njeriu i parë qe do takonte. I thash se pritja qe ai te ishte në Uashington dhe se kjo ishte ni surprizë e veçantë. Me falënderoi për miqësinë”, ka deklaruar ai.
Në pozitën që tash do ta mbaj Ratcliffe deri tash e mbante Richard Grenell, si ushtrues detyre. Grenell, që është edhe ambasador në Gjermani, është edhe i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Trump pati fjalët më të mira për Grenell, për punën e bërë.
Ndryshe, Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Ratcliffe ishte nominuar për këtë pozitë edhe në korrik të vitit të kaluar, por e refuzoi nominimin në gusht, pasi u ngritën dyshime rreth mungesës së përvojës së tij dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezyme.
Por për shqiptarët, Ratcliffe nuk njihet vetëm si i nominuar për këtë pozitë të lartë.Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në Neë York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.
Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.
Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan top channel.
Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë./Reporteri