×
  • Lajme
  • Lajme / Njofton Presidenca

    Pak orë pasi dështoi Dialogu në Bruksel, Hovenier i shkon në zyrë Osmanit – presidentja paralajmëron një vizitë në ShBA

    Reporteri
    14 Shtator 2023 | 21:03

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky takim është realizuar në prag të vizitës së Osmanit në ShBA’së, ku do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ata kanë folur edhe për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër.

    “Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkta”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    🇽🇰🇺🇸 | Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

    Ky takim u realizua po ashtu në prag të vizitës së Presidentës Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York.

    Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!