×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetari i AAK'së

    “Paketë zgjedhore 3-në-1”, Pal Lekaj del me propozim për tejkalimin e situatës aktuale

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 14:56

    Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, ka dalë me një propozim për tejkalimin e situatës aktuale, ku Kuvendi i Kosovës qe gjashtë herë po dështon të konstituohet.

    Lekaj ka propozuar formimin e një qeverie kalimtare me mandat 6-8 muaj, që thotë se do të kishte për detyrë të menaxhojë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të organizoheshin në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo datë do të përkonte me përfundimin e mandateve të kryetarëve të komunave, si dhe do të ishte një hap drejt afërsimit të zgjedhjeve për presidentin e vendit. Kjo do të ishte një mundësi ideale për organizimin e një “pakete zgjedhore 3-në-1”, ku qytetarët me një dalje në votime do të zgjidhnin: Përbërjen e re të Kuvendit dhe Qeverinë e ardhshme, Presidentin e ri të vendit, Kryetarët e komunave”, ka shkruar Lekaj.

    Sipas tij, ky propozim do të reduktonte buxhetin, do të kursente kohën për qytetarët dhe institucionet dhe të të sillte rritje të besueshme dhe legjitimitetit të institucioneve.

    Sa i përket Kryetarit të Kuvendit, Lekaj ka dhënë si ide që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë cilindo nga deputetët e pakicave Jo-Serbe për këtë pozitë.

    “Le të tregojmë tolerancë dhe besim ndaj atyre që kanë dëshmuar besnikëri dhe përgjegjësi ndaj Republikës sonë. Kjo është një mundësi për të forcuar bashkëjetesën, përfaqësimin dhe unitetin institucional”, ka shkruar tutje Lekaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!