×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakujdesia e KQZ-së, ua zbulon e-mailat privat të aplikuesve për votë nga Diaspora

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 20:59

    Gjatë procesit të verifikimit të aplikimeve të votuesve nga Diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një shkelje duke ua zbuluar e-mailet qindra aplikuesve nga jashtë.


    Në e-mailin që u ishte dërguar për verifikim ishin futur qindra adresa të aplikuesve, shkruan Reporteri.net.

    Një aplikues nga diaspora ua ka tërhequr  vërejtjen KQZ-së për gabimin e bërë>

    “A e dini që e-mailaet nuk janë msheftas? I keni dergu neper cc”, ka shkruar ai.

    Madje kishte pasur edhe ankesa se kjo është një shkelje flagrante e të dhënave personale.

    Alban Hamza ishte ankuar se KQZ gjatë konfirmimit të aplikimit të tij ishin bashkangjitur edhe qindra e-maile të tjera private.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!