×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj: Çarshia po flet, kam dëgjuar për rrahje mes Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 23:35

    Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj thotë se ka dëgjuar se ka pasur përplasje fizike në mes të Ministrit të Transportit, Liburn Aliu dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi.

    Lekaj tha se një gjë të tillë e ka dëgjuar edhe nga brenda kësaj ministrie.

    “Çarshia po flet por unë nuk kam ndonjë argument”, tha Lekaj.

    “Kam dëgjuar nëpër okulare se ka pasur përlamje fizike mes ministrit dhe zëvendësministrit por unë nuk jam ai që e vërtetojë”, shtoi ai.

    “Unë kam dëgjuar por nuk e kam parë vetë, derisa nuk e shoh vetë s’mund të them se ka ndodhur kjo. Kam dëgjuar brenda ministrisë dhe në okulare, por flet Çarshia”, tha Lekaj në T7.

    U raportua se pati rrahje me Liburn Aliun, Hysen Durmishi flet për Reporteri: Nuk është e vërtetë, kemi marrëdhënie të shkëlqyera

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!