Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë, e cila, sipas tij, nuk po ndërmerr asnjë masë për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta të naftës që po rriten vazhdimisht.
Lekaj ka thënë propozimi i AAK-së është të hiqet totalisht akciza e naftës, një vendim i cili, sipas deputetit, do ta zbriste çmimin e naftës në rreth 1.30 euro.
“Ne si AAK kemi dalë në konferencë për shtyp dhe kemi kërkuar heqjen e akcizës, sepse bien çmimet dikund në 1.30 euro, jo në 1.90 sa është bërë tani, mund të shkojë në 2 euro. Me këtë çmim enorm të naftës, prapë edhe kjo është një goditje e rëndë dhe kjo qeveri nuk del as me një vendim”, ka deklaruar Lekaj, në T7.
Sipas deputetit dhe ish-ministrit, Qeveria Kurti është qeveri praktikantësh.
“Mendoj që kjo qeveri nuk ka vizion për të preventuar, por e kam thënë edhe njëherë, po vazhdon ajo logjika e praktikanëve për shumë kohë. Kam mendu që kryhet për një kohë, por këtyne po iu zgjat me vite. Këta janë qeveri e praktikantëve. Janë studies, por politikanë shumë të dobët”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.