Anëtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe se xhelati i Ballkanit, që është munduar të zhdukë shqiptarët nga Kosova është Serbia.
“Kur u vendos në Kuvend për tu votuar, unë nuk ngrita dorën dhe për këtë jam krenar. Si AAK kemi qenë kundër. Si mund të besohet në thashethemet e Dick Marty. Thashetheme të lindura në Rusi. Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe ne e kemi mbrojtur atë”, thotë ai.
“Ramush Haradinaj ka mbrojtur dy herë pafajësinë e tij. si mund të barazohet xhelati me viktimën”, tha ai në DPT te Fidani.
“Kemi menduar se drejtësia ndërkombëtare bazohet në norma dhe ligje e nene. Kjo nuk ndodhi. Mënyra si u publikua aktakuza ishte e pabesueshme. Në një kohë kur Thaci po bëhej gati të nisej në Uashington për të drejtuar dialogun. Kjo është e papranueshme”, përfundon ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.