Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar në lidhje me publikimin e indeksit ku tregohet se Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit të lirisë së shtypit, duke u renditur në vendin e 99-të në raportin e organizatës Reporterët pa Kufij.
“Është e turpshme dhe thellësisht shqetësuese që në vitin 2025, në zemër të një Republike që pretendon të jetë demokratike, qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje po kthehet në një makineri represive kundër lirisë së mendimit dhe fjalës së lirë. Në vend që të ballafaqohen me argumente, ata zgjedhin të etiketojnë, linçojnë dhe frikësojnë çdo zë kritik. Kjo është shenjë e frikës dhe paaftësisë, jo e forcës“, ka reaguar Lekaj.
Sipas tij, “kemi dalë të fundit në Evropë për lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Dhe kjo nuk është rastësi — është rezultat i drejtpërdrejtë i një qeverisjeje që e sheh mendimin ndryshe si kërcënim, jo si pasuri“.
“LVV mund të kontrollojë institucionet, por nuk do të na kontrollojë mendjet. Nuk guxojm të heshtim. Do të vazhdojmë të kritikojmë dhe të denoncojmë çdo abuzim të pushtetit, sepse liria nuk është privilegj i partisë, por e drejtë e qytetarit“, thotë Pal Lekaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.