Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar në Puls të KTV-së se ministria që ai udhëheq do ta gjobisë me 12 milionë euro “Bechtel & Enka”.
Kjo, sipas tij bëhet për vonesat e mëhershme në kryerjen e punëve në autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Jemi në përfundim të projektit dhe ne do të ndalim rreth 11 apo 12 milionë euro. Kaq do të ndalen”, ka thënë ai.
Shifra megjithatë është shumë herë më e ulët se ajo që Kosova pagoi për vonesat në drejtim të “Bechtel&Enkas”. Ajo shifër arrin në 53 milionë euro.
Ai ka konfirmuar se më shumë se 80 për qind 53 milionë eurove tashmë janë paguar.
Lekaj po ashtu ka pranuar se ka dështime në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë duke thënë se është dashur revidim i projektit. Ai ka shtuar se Policia e Krimeve Ekonomike ka kërkuar dokumentet e autostradës Prishtinë – Gjilan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.