×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj për kishën në oborrin e UP-së: Një tempull fetar nuk mund të ketë themele mbi fashizmin e Kasapit të Ballkanit

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 22:47

    Nënkryetari dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar pas mbajtjes së liturgjisë serbe në Kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.


    Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se sot Qeveria Kurti lejoi të shkelet dinjiteti i shtetit tonë.

    Lekaj tha se një tempull fetar nuk mund të këta themele mbi fashizmin e Kasapit të Ballkanit.

    “Sot Qeveria Kurti lejoi të shkelet dinjiteti i shtetit tonë. duke i hapur dyert një objekti që vetëm Millosheviçi pretendonte se është fetar. Të gjithë e dimë, se një tempull fetar e i paqes nuk mund të ketë temele mbi idetë fashiste të kasapit të Ballkanit”, ka shkruar Lekaj.

    Ai ka thënë se objekti i Kishës në kampusin e UP-së nuk ësht objekt fetar.

    “Andaj, një objekt i tillë nuk është asesi fetar dhe nuk i ndihmonë lirisë fetare në Kosovë”, ka shtuar Lekaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!