Në Ditën e Presidentit, Pal Lekaj nga AAK ka shkruar për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili që nga viti 2020 ndodhet në paraburgim në Hagë.
Lekaj ka thënë se në Hagë është duke u bërë padrejtësi, teksa është shprehur për këtë padrejtësi zëri i një populli është me ish-presidentin Thaçi.
“Kur në Hagë bëhet padrejtësi, Kosova thërret bijtë e saj më të denjë. President Hashim Thaçi, zëri i një populli është me ju!”, ka shkruar Lekaj në një postim në Facebook.
Hashim Thaçi, ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Gjykimi ndaj tij dhe të tjerëve tyre ka filluar në prill të vitit 2023. Ndërkohë më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.
Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.