×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Pal Lekaj thotë se shteti është duke u kapur nga Vetëvendosje

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 13:13

    Pozita po tenton kapjen e shtetit, kështu tha deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.


    Këtë e tha pasi mediat nuk u lejuan të qëndrojnë gjatë raportimit të bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti.

    Tutje ai e quan sistem komunist qasjen e tyre në kuadër të këtij komisioni.

    “Ka kapje të shtetit dhe proklamim, e patë edhe ju sot që u përjashtuan mediat, dhe kjo është e papranueshme për neve sepse nuk pat diçka sensitive që të përjashtohen mediat, dhe që unë lirisht mund ta quaj sistem komunist”, tha Lekaj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!