Avokati Dastid Pallaska ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me cështjen e mandatarit.
Sipas tij, kjo duket e pabesueshme, meqë dihet se Kushtetuta serbe e përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”, shkruan Reporteri.net.
Pallaska thotë se kjo Kushtetutë nuk do duhej të citohej edhe nëse do të ishte argumenti i vetëm në këtë rast.
“E pabesueshme. Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast”, ka thënë Pallaska.
Avokati thotë se kjo është hera e parë që pas shpalljes së pavarësisë që në dokumente zyrtare legjitimohet, sipas tij, një dokument që mohon shtetësinë e Kosovës.
“E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!”, shton në fund ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.