Avokati Dastid Pallaska ka komentuar vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkarkimin e bordit të SHSKUK’së.
Pallaska me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim u mor vetëm sa për ta mbuluar hakmarrjen e Kurtit ndaj drejtorit të IKSHP’së, Naser Ramadanit.
Ramadani ishte njeriu kryesor që rekomandoi mbajtjen e seancës ku u votua me sukses shkarkimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili s’i mbushi as dy muaj në krye të Ekzekutivit.
Madje, edhe arsyeja e dhënë në vendimin për shkarkim, sipas Pallaskës është sa për t’ia “shtuar ofendimin plagës”.
“Për t’i shtuar ofendim plagës, arsyetimi i vendimit pohon se shkarkimi i bordit ishte pasojë e gjetjeve të auditorit të jashtëm për vitin e kaluar”, thotë Pallaska.
Shkrimi i plotë i Pallaskës në Facebook:
E shkarkon një bord shtatë anëtarësh të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës vetëm për ta mbuluar hakmarrjen e ulët personale kundër Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili thjeshtë refuzoi të përfshihet në një lojë politike për mbajtjen e seancës së Kuvendit.
Për t’i shtuar ofendim plagës, arsyetimi i vendimit pohon se shkarkimi i bordit ishte pasojë e gjetjeve të auditorit të jashtëm për vitin e kaluar.
Ky si duket mendon se i gjithë populli ka nivelin e intelegjencës të militantëve të tij të pashkolluar të cilët mezi mbledhin dy/tri fjalë për të formuluar një ofendim banal.