×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska: Me vendime populiste Kurti rrezikoi jetën e familjeve me asistencë sociale

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 11:39

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka marrë disa vendime për parandalimin e virusit COVID-19.Ndër to edhe vendimin për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 pasdite.


    Në vendim, thuhet se, nga ora 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, gjithashtu nuk mund të dilet.

    Mirëpo, nga ora 10:00 kur vendimi ka hyrë në fuqi e deri më tani kur kanë kaluar më shumë se  një orë e gjysmë orë, dhe në shumë qytete të Kosovë vazhdon të ketë tollovi, shkruan Reporteri.net.

    Vendimi në veçanti nuk po respektohet për faktin se qytetarë të shumtë janë tubuar në masë të madhe në pikat e postës. Tubimet në fjalë po bëhen për të marrë ndihmat sociale, që sot do të jepen për dy muaj.

    Vendimi i Qeverisë për të shpërndarë sot ndihmat sociale po konsiderohet si i pamenduar dhe në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e virusit, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

    Ky vendim është kritikuar edhe nga avokati Dastid Pallaska i cili ka thënë se duke u rrezikuar shëndeti i qytetarëve në këtë mënyrë, ky është shembulli më i mirë se dëmi i popullizmit është shumëfish më i madh se përfitimi.

    “Vendimi i pamenduar i Kryeministrit për të shpërndarë ndihmat sociale në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e virusit – duke rrezikuar kështu shëndetin e përfituesve – është shembulli më i mirë se dëmi i popullizmit është shumëfish më i madh se përfitimi”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, përftues të ndihmave sociale janë rreth 24 mijë familje në Kosovë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!