Avokati Dastid Pallaska ka folur lidhur me refuzimin e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut që parashihej të zhvillohej më 11 maj.
Pallaska deklaroi se Kurti paradite shet nacionalizëm me protokollin dhe datën e takimit me Presidentin e Serbisë, kurse pasdite, sipas tij, deputetët e tij propozojnë subvenciononim e krimit energjetik të Serbisë në veri të Kosovës.
“Së paku e “provum edhe këto,” siç thonin disa para zgjedhjeve, se ndryshe na kish’ mbet’ zhig përjetë!!!”, tha Pallaska.
Postimi i tij i plotë:
Si tymi që sinjalizon zjarrin, edhe retorika nacionaliste është tregues i defiçencës patriotike dhe mungesës së kompetencës profesionale.Paradite shet nacionalizëm me protokollin dhe datën e takimit me Presidentin e Serbisë, pasdite deputetët e tij propozojnē subvensionimim e krimit energjetik të Serbisë në veri të Kosovës. Dhe atë, pasi kryqëzuan pa mëshirë secilën Qeveri të kaluar që e bëri të njëjtin gabim dhe u zotuan se do ta ndryshojnë këtë praktikë të gabuar posa të vijnë në pushtet.E gjithë kjo në kohë pandemie kur nuk ka plan për shpëtimin e ekonomisë nga falimentimi dhe kur mbesim i vetmi vend në Evropë që nuk ka arritur të blejë as edhe një vaksinë të vetme kundër Covid-19.Nejse, së paku e “provum edhe këto,” siç thonin disa para zgjedhjeve, se ndryshe na kish’ mbet’ zhig përjetë!!!.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.