Juristi Dastid Pallaska është deklaruar pas raportimeve të fundit për emërime të këshilltarëve të afërt me LVV-në në pozita nëpër ministri.
Pallaska duke iu përgjigjur reagimeve të LVV-së që thanë se personat e emëruar janë të kualifikuar, ka thënë se për dallim prej tjerëve që kanë vjedhë, partia e Kurtit edhe të vjedh edhe ta ofendon inteligjencën.
“Prej kushërive paskem kalu në kushëri të “kualifikum.” Për dallim prej të tjerëve që vetëm kanë vjedhë, këta edhe të vjedhin edhe ta ofendojnë intelegjencën. Madje, për t’i shtu kripë plagës, këta punësimin e kusherive në pozita shtetërore e paraqesin dhe e arsyetojnë si diçka fisnike. Shpejtë ka me u rrëzu’ kjo kullë e letrave/gënjeshtrave”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.