Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë ku pritet të takohet me Zëvendës ndihmësi e sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, raporton Gazeta Express.
Momentalisht Palmer është takuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, derisa për pak pritet të nisë takimi në mes të tij dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.
Palmer gjatë ditës ndërkaq nuk do të takohet me kreun e VV-së, Albin Kurtin i cili ndodhet në vizitë jashtë shtetit.
Palmer në mesditë do të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në orën 13.30.
Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.
Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.