×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer: SHBA është vetëm partnere në procesin e dialogut, Asociacioni të formohet ashtu si dakordohen Kosova e Serbia

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 11:15

    Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Mathew Palmer, ka thënë se SHBA mbështet fuqishëm procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


    Përmes një konference të përbashkët për medie me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se synimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, shkruan Reporteri.net.

    “SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu është rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Palmer.

    Palmer ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në procesin e dialogut por vetëm partner.

    “SHBA nuk është palë në procesion e dialogut por ne jemi partner në këtë proces, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Serbinë edhe Kosovën, por edhe me ekipin e z.Lajçakut në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh Palmer.

    Ai theksoi se SHBA mbështet qëllimin e integrimit evropian edhe euroatlantik të tërë Ballkanit Perëndimor dhe thotë se ky ka qenë synimi i SHBA-së për dekada.

    Palmer poashtu ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se ai duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.

    “Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është ajo se si do të dakordohen palët, pra Kosova dhe Serbia”, ka thënë Palmer. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!